Home / Moda / Maxi pull, tendenca për një vjeshtë/dimër të ngrohtë

Maxi pull, tendenca për një vjeshtë/dimër të ngrohtë

Meqenëse stina e ftohte po afrohet, na pëlqen apo jo, te paktën te mundohemi ta bëjmë sa me te ngrohte. Një nder trendët qe janë pare se fundmi është padyshim maxi pull, apo një pulovër shume e madhe, ne krahasim me ato qe jemi mësuar te mbajmë zakonisht, shume komode dhe padyshim shume e ngrohte.

Ekzistojnë tipe te ndryshme, nga klasikja maxi pull tek ajo me qafe te larte, me jake V etj. fjala kyç është vetem një, komoditet.

Pulovra te medha apo minifunde
Disa nga maxi pull qe do te mbajmë këtë vjeshte/dimër 2014-15 janë pothuaj fustane te shkurtër dhe për këtë arsye mund te vishen me streçe apo geta te trasha, mbase me ngjyra. Këpucët e duhura janë një pale çizme.

Maxi pull me jeans te ngushta
Jeans e ngushta janë perfekte për tu kombinuar me maxi pull, mbi te gjitha nëse pulovra është gjere. Mund ta kombinoni edhe me jeans boyfriend dhe te kompletoni look-un tuaj me këpucë llustrafin te stilit Oxford, për një look te thjeshte por shume te rregullt.

Maxi pull me çizme
Se fundmi nuk duhet te harroni se pulovrat e mëdha mund te vishen edhe me ankle boots. Nëse mendoni se pulovra është shume e shkurtër vishni një minifund dhe këmbalet, efekti do te jete i mrekullueshëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: