Home / Politika / Sofje, Rama takohet me Keqijang: Kinë-Shqipëri, bashkëpunim në bujqësi e turizëm

Sofje, Rama takohet me Keqijang: Kinë-Shqipëri, bashkëpunim në bujqësi e turizëm

Kryeministri shqiptar Edi Rama i cili po merr pjesë në Samitin 16+1 mes 11 vendeve të Europës Lindore dhe 5 vendeve të Ballkanit Perëndimore dhe Kinës, i cili nisi punimet të premten në Sofie, është takuar me kryeministrin kinez Li Keqijang. Fokusi i takimit ishte programi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë.

“Me kryeministrin Li Keqiang në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1, ku diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë”, thotë Rama, ndërsa poston edhe një video nga ky takim.

Nisma e Kinës e ndërmarrë me 11 vende antarë të Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi ka si synim bashkëpunimin në investime, arsim, kulturë, shkencë e turizëm. Katër do të jenë çështjet kryesore në që do të diskutohen në samit, tekonoligjia e lartë, partneriteti industrial, infrastruktura, bujqësia dhe turizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.