Home / Sporti / Deschamps: Jemi në gjysmëfinale, krenar për këta futbollistë

Deschamps: Jemi në gjysmëfinale, krenar për këta futbollistë

“Jam shumë i lumtur, pasi jemi në katërshen më të mirë të botës. Jam krenar për këta djem dhe atë që kanë treguar në fushën e lojës”, tha Deschamps pas ndeshjes.

Mbappe tregoi edhe një herë një formë mjaft të mirë, por ajo që gëzon më shumë Deschampsin është pjekuria që skuadra tregoi dhe fakti që do të shkojë në gjysmëfinale me organikë të plotë.

“Nuk ishte e lehtë të ulje me këmbë në tokë këta djem, pas triumfit ndaj Argjentinës. Kemi shumë lojtarë të rinj, që nuk kanë shumë eksperiencë, por sot u sollën si profesionistë të vërtetë, duke pritur momentin e duhur të të bërit të gjërave. Në gjysmëfinale nuk do të kemi asnjë të pezulluar dhe të dëmtuar, ndërsa do të rikthehet edhe Matuidi, ndaj kjo më bën komod”, deklaroi trajneri i Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.