Home / Kronika / “Porosia e natës”, bien në pranga 10 shpërndarës droge, ja emrat

“Porosia e natës”, bien në pranga 10 shpërndarës droge, ja emrat

Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup kriminal me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve, me 10 persona të arrestuar.
Pas një hetimi 7-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, u finalizua operacioni i koduar “Porosia e natës”, duke ekzekutuar masat, arrest me burg për shtetasit:

– Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“);
– Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë;
– Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);
– Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.
– Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit:
– Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë;
– Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë;
– Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”);
– Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë;
– Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale përzierës për lëndën narkotike, doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, telefona celular, 3 automjete dhe një sasi lekësh dhe eurosh.

Leave a Reply

%d bloggers like this: