Sporti

Belgjika e furishme kalon në gjysmëfinale, fitore 2-1 ndaj Brazilit

Më pas shënoi Kevin De Bruyne, një gol mjaft të bukur nga distanca, pas një kundërsulmi të shpejtë të belgëve. Nga ana tjetër, Brazili pati disa mundësi të mira shënimi, por fati dhe portieri Courtois, nuk lejuan që topi të përfundojë në rrjetën e Belgjikës.

Ndërkohë, Brazili reagoi në pjesën e dytë, duke shkartuar diferencën e golave me Renato Auguston, që shënoi me kokë, pas nëj asisti fantastik të Coutinhos, në minutën e 76′. Vetëm pak minuta më vonë, Brazili pati dy mundësi të tjera të arta për të shënuar, por fillimisht Renato Augusto dhe më pas Coutinho, shpërdoruan në mënyrë të çuditshme.

Vërshëllima e trefishtë e arbitrit serb Maziç bëri që të shpërthejnë në festë belgët dhe në lot brazilianët, që humbin një tjetër mundësi për të marrë Kupën e 6 të botës.

Kështu gjysmëfinalja e parë tashmë do të jetë ajo mes Francës dhe Belgjikës, dy skuadrat që do të luftojnë për të mbërritur në finalen e madhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button