Sporti

Gjigantët futbollit i “përpiu” Kazan Arena në Botëror!

Pas Gjermanisë ishte radha e Argjentinës së Lionel Messit, të cilët edhe pse me shumë pretendime zhvilluan një fazë grupesh tejet të keqe edhe pse arritën ta kalojnë me fat atë. Por vetëm kaq edhe për ta, pasi menjëherë në fazën e ardhme ishte Franca që i eliminoi me rezultatin 4-3.

Por sërish, surprizat nuk mbyllen këtu. Pesë herë kampionët e botës, Brazili u eliminua mbrëmjen e sotme në çerekfinale nga Belgjika, pasi u mund 1-2.

E ajo që i lidh të gjitha të mëdhatë në këtë Botëror është pikërisht “Kazan Arena”, stadiumi ku ata ranë e u larguan më pas mes lotësh.

Tashmë, nga të mëdhatë kanë mbetur Franca dhe Anglia, të cilat duket se e “kanë të hapur rrugën” për në finale pasi kjo ishte ndeshja e fundit e luajtur në “Kazan Arena”!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button