Home / Rajoni / Li Keqiang: Lufta tregtare dëmton interesat e palëve të ndryshme

Li Keqiang: Lufta tregtare dëmton interesat e palëve të ndryshme

Duke folur për problemin e mosmarrëveshjeve tregtare, kryeministri Li vuri në dukje se Kina nuk do të nisë kurrë e para luftën tregtare, por nëse pala tjetër merr masa të njëanshme dhe vendos tarifa, Kina patjetër do të marrë kundërmasa. Kjo, sipas tij, mbron jo vetëm interesat e Kinës, por edhe autoritetin e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Li Keqiang-u shtoi se nga lufta tregtare nuk ka asnjë fitues. Një luftë e tillë dëmton interesat e kompanive të të dy palëve dhe të atyre të vendeve të tjera, duke ushtruar ndikim negativ mbi procesin e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore. Pavarësisht se si do të ndryshojë situata, Kina do të ngulë këmbë në thellimin e reformës dhe zgjerimin e hapjes, duke ruajtur qëndrueshmërinë ekonomike, theksoi numri një i qeverisë kineze Li Keqiang.

Leave a Reply

Your email address will not be published.