Home / Rajoni / Li Keqiang: Rezultatet e bashkëpunimit “16+1” i kalojnë parashikimet, 10 miliardë USD investime

Li Keqiang: Rezultatet e bashkëpunimit “16+1” i kalojnë parashikimet, 10 miliardë USD investime

Li Keqiang u shpreh se gjatë gjashtë vjetëve të fundit, Kina dhe 16 vendet e EQL-së kanë ruajur një shpejtësi mesatare rritjeje prej 6.5 % në vit të tregtisë mes tyre, që është shtuar nga 40 miliardë dollarë në 70 miliardë dollarë. Përqindja e kësaj tregtie në vëllimin e përgjithshëm të tregtisë kino-europiane është rritur nga 9.3 % në 11 %. Investimet dypalëshe janë zhvilluar normalisht. Investimet kineze në vendet e EQL-së kapin shifrën e përgjithshme prej afro prej 10 miliardë dollarësh, kurse 16 vendet e EQL-së kanë investuar në Kinë 1.4 miliardë dollarë. Lidhjet infrastrukturore dhe qarkullimi i ndërsjellë mes dy palëve janë zhvilluar normalisht. Në linjat hekurudhore midis Kinës dhe Europës kanë qarkulluar gjithsej 9000 trena dhe numri i shtetasve kinezë që kanë shkuar në vendet e EQL-së është shtuar pesë herë. Numri i studentëve të të dypalëve ka arritur në rreth dhjetë mijë dhe numri i turistëve i ka kaluar një milion në vit. Bashkëpunimi midis Kinës dhe EQL-së ka sjellë përfitime të ndërsjella, ka nxitur zhvillimin e përbashkët dhe ka shtuar mirëqenien e popujve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.