Home / Politika / Vokshi: Rama pastron paratë e drogës me firmën “Fusha”

Vokshi: Rama pastron paratë e drogës me firmën “Fusha”

“Subjekti “Fusha” ka marrë pa garë ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, që mbyti veten, bashkinë e Tiranës dhe Bibliotekën Kombëtare, si dhe parkingun e këtij sheshi. Kjo kompani ka marrë së fundi edhe hidrocentralin e Kalivaçit, nëpërmjet një skeme tërësisht korruptive, ndërsa tashëm Edi Rama dëshiron t’i japë edhe 8500 metra katrorë tokë, që i përkasin Teatrit Kombëtar”, deklaroi Vokshi.

Deputetja e Partisë Demokratike theksoi se ky subjekt politik do të vijojë të denoncojë aferat korruptive të qeverisë, bashkisë së Tiranës dhe kësaj kompanie, që sipas Vokshit, shërben për pastrimin e parave të drogës dhe krimit të organizuar.

Albana Vokshi theksoi se Rama po shfrytëzon mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tha se PD mbetet e angazhuar maksimalisht për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja.

“Edi Rama ka nxjerrë jashtë loje Gjykatën Kushtetuese dhe po e shfrytëzon maksimalisht mungesën e funksionimit të saj. Por ai ka harruar t’i bëjë llogaritë me popullin dhe qëndresën e tij. Ne do të mbrojmë me çdo kusht Teatrin Kombëtar, nga zhvatja prej mafias në pushtet”, deklaroi deputetja e PD-së.

Top Channel

One comment

  1. Albana, m0s bej deklarata ne emer te popullit, sepse ju, sperfaqesoni gjith qytetaret e shqiperis, brenda e jasht saj. Se dyti nese keni, fakte, mos mbushni programet me sharje dhe akuza, sikurse vepruat me parkun e liqenit, stadjumuin Qemal Safa, Pazarine Ri, bulevardin dhe tani shkoni e luani me femijet atje.dote shkoni ne stadjumin modern qe po nderton firma private e kudo qe ju kini kundershtuar, duke kundershtuar se bashku me nde ish presidentin Nishani. Jo vetem ju, qe banoni aty, por edhe ne qe jetojm jasht, mezi presim qe cdo ver pushimet ti kalojm me familjet ne vendin ton qe , cdo vit po behet gjithnje e me shum aktrativ per te kaluar pushimet verore. Edhe, pse per turpin tuaj, j skini kauz tjetr vazhdoni ti bini fyellit ne nje vrim, nderkoh, parku i femijeve, sheshi SKenderbej, Pazari i ri, kan mar e po marin cmime nderkombetare, nga shtetet e evropes e me gjer. Po keshtu inicjusi, zbatusi personi vizjonar qe aktualisht drejton , bashkin e Tiranes zoti Velia, esht pritur dhe nderuar me cmime e dekorata nga shum kryeta bashikesh ne kryeqytetet e botes. Ekselenca e tij. ne universitetin e Miciganit ne Grand Rapis, dhe aftesia shembellore e menaxhimit te bashkis te madhe te Tiranes nderon, jo vetem zotin Velia, por gjith shqiptaret kudo qe jan.
    Deshirojm dhe shpresojm, qe ashtu si ne rastet e mesiperme, edhe per teatrin kombetar, qeveria dhe bashkia, doti japin kryeqytetit dhe gjith SHqiperis, nje teater bashkekohor, modernn nga me te miret ne ballkan e me gjere. Mjer ata qe se kuptojn, se jetojm ne shekullin e 21. Suksese akoma me te medha ne te ardhmen.

Leave a Reply to Tomori SHBA Cancel reply

%d bloggers like this: