Home / Sporti / Southgate: Anglia në gjysmëfinale, “ndjenjë e jashtëzakonshme

Southgate: Anglia në gjysmëfinale, “ndjenjë e jashtëzakonshme

Paraqitja e fundit e Anglisë në një gjysmëfinale ishte ajo e vitit 1990, andaj kalimi i tanishëm është një “ndjenjë e jashtëzakonshme”, thotë trajneri i Anglisë Gareth Southgate.

Golat nga Harry Maguire dhe Dele Alli siguruan fitoren në çerekfinale të Anglisë kundër Suedisë duke lënë vetëm një lojë për ta prekur finalen.

Anglia tani duhet të parapërgatitet për momentin e ndeshjes në Moskë të mërkurën ku do të përballur me fituesin e ndeshjes Rusi-Kroaci, transmeton GazetaExpress.

“Rusia në Moskë do të ishte një ndeshje e jashtëzakonshme për ne”, ka thënë Southgate.

Anglia nuk ka arritur në finale qëkurse e fitojë Botërorin më 1966, kurse kjo është hera e tretë që shkojnë në gjysmëfinale.

“Shpresojë që të gjithë në shtëpi sonte do të kënaqen, sepse nuk ndodh shpesh”, ka shtuar Southgate për BBC Sport.

“Por, kjo është një ndjenjë e jashtëzakonshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.