Home / Sporti / Neville: Anglia nga Kombëtare zhgënjyese në një të jashtëzakonshme

Neville: Anglia nga Kombëtare zhgënjyese në një të jashtëzakonshme

Tre Luanët nuk kishin arritur në këtë fazë të Botërorit që nga viti 1990, pra para 28 viteve, por ky kualifikim do të thotë shumë për ish mbrojtësi anglez.

Ish ylli i Anglisë, Gary Neville nuk mund ta shpreh kënaqësinë që kombi i tij pati një ecuri të jashtëzakonshme në këtë Botëror duke arritur gjysmëfinalen në Rusi.

“Absolutisht e jashtëzakonshme, një punë e mrekullueshme. Duhet të them, se në 25 vitet e fundit e kam shikuar Anglinë, kur Anglia fitonte në ktheheshim në mbrojtje dhe mbroheshin, kur ne humbitnim zhgënjeheshim”, tha ai për ITV, transmeton GazetaExpress.

“Kjo skuadër, duhet të them, në çdo paraqitje në këtë garë, madje edhe kur ishte 1-1 kundër Tunizisë kishte kontroll dhe kompozicion të lojës. Kolumbia, të jemi fer, ishte perfekt deri në minutën e 90’të kur ata morën gol. Humbën pak për 15 minuta por mandej përsëri e kthyen kontrollin dhe kanë mundur të shënojnë deri në fund”.

“S’kam fjalë për të treguar, por është një lojë shumë e matur, e qetë e Anglisë që nuk e kam parë për kohë të gjatë. Nuk kam parë asnjëherë një nivel të tillë të Kombëtares sonë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.