Sporti

Drama e penalltive rikthen Kroacinë në gjysmëfinale, Rusia jashtë Botërorit

Kroacia e ka merituar plotësisht që të shkon në gjysmëfinale sonte. Kroatet e kanë dominuar me lojë dhe me raste Rusinë por u deshën penalltitë për të përcaktuar gjysmëfinalistin. Për Kroacinë shënuan Kramaric (39) dhe Demagoj Vida (101), kurse për Rusinë, Cheryshev (31) dhe Mario Fernandez (115). Kroacia fiton me penallti 4-3.

120 minuta lojë dhe në fund Kroacia e eliminon Rusinë pasi që e ka mposhtur atë me penallti me rezultat 4-3.

Kroacia e ka dominuar pjesën e parë të takimit me posedim por edhe me raste, derisa Rusia po mbrohej me tërë fuqitë e saj.

Aksionet e para i bëri Rusia, por kroatët ishin në gjendje që pas 10 minutave të merrte ndeshjen në dorë dhe ta kontrollonte atë si dhe të organizonte sulme drejt portës se Akinfev.

Megjithatë, Rusia ishin të parët që befasuan kroatët me një gol.

Ishte Cheryshev që bëri një goditje të befasishme drejt portës se Subsic, duke shënuar gol në minutën e 31’të.

Pas golit, Kroacia përsëri fillojë sulmet e pareshtura në drejtim të portës ruse.

E në minutën e 39’të në skenë del Kramaric që shënon me kokë.

1-1   ishte në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë prapë ishte Kroacia e cila e dominoi takimin.

Rreziku i parë serioz për ruset ishte nga Ivan Perisic i cili goditi shtyllën në minutën e 60. Akinfev ishte me fat që nuk pranoi gol në këtë rast.

Kroacia vazhdojë sulmet e pareshtura duke vazhduar presionin.

Modric dhe Mandzukic përpak sa nuk shënuan në minutën e 75’të te ndeshjes.

Rusia organizoi një kundërsulm të mirë në minutën e 80’të por askush nuk ishte në zonën e rreptësisë për ta shndërruar në gol një krosim te Mario Fernandez.

Në minutën e 89, Subasic lëndohet. Fillimisht u mendua që ai do të largohet në vazhdime dhe të zëvendësohet, por ai vazhdoi të luaj edhe pas vazhdimeve.

Presioni i madh që kishin bërë kroatët gjatë 90 minutave lojë kishte bërë që ata të lodhen shumë fizikisht. Rusët ishin me të freskët në pjesën e parë të vazhdimeve, por as ata nuk arrinin që ti konkretizonin aksionet.

Kroacia gjatë vazhdimeve pati probleme edhe të tjera gjatë vazhdimeve pasi që Sime Vrsajlko u lëndua dhe u zëvendësua Corluka në minutën e 5’të të vazhdimeve.

Rusia u organizoi një kundërsulm të mirë në minutën e 99’të por pa sukses.

E menjëherë pas këtij kundërsulmi ekzekutohet një goditje nga këndi për kroatët që në gol e kthen Demagoj Vida, në minutën e 101’të.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve Rusia u mundua ta kthej rezultatin dhe e arriti këtë në minutën e 115 ku shënoi braziliani i natyralizuar Mario Fernandez.

Në pesë minutat e radhës, as Kroacia dhe as Rusia nuk arritën që të bënin asgjë dhe dërguan ndeshjen në penallti.

Penalltitë për Rusinë i humbi Smolov dhe Fernandes, kurse për Kroacinë, Kovacic.

Por, ishte Ivan Rakitic ai i cili shënon golin e fundit për Kroacinë duke dërguar atë në gjysmëfinale.

Kështu, Kroacia kalon në gjysmëfinale, pas 20 vitesh ku do të përballet me Anglinë e Gareth Southgate.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button