Politika

A duhet shembur godina e teatrit Kombëtar, reagon edhe ambasadorja Romana Vlahutin

Në lidhje me debatin për prishjen apo jo të godinës së teatrit Kombëtar reagoi edhe ambasadorja e BE-së në largim, Romana Vlahutin.

Nga Fieri, ajo ka këshilluar drejtuesit e shtetit të flasin dhe të dëgjojnë qytetarët e tyre rreth kësaj çështje në mënyrë që të ketë një vendimmarrje në përfitim të tyre.

“Këshilla ime do të ishte: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët”, tha ajo.

Ambasadorja tha se ka marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje.

“Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore. Përgjigja jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët”, theksoi Vlahutin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button