Home / Kronika / Me gomone në Egje, anija “Butrinti” shpëton 41 emigrantë

Me gomone në Egje, anija “Butrinti” shpëton 41 emigrantë

Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka raportuar mbi një operacion të suksesshëm të anijes shqiptare “Butrinti” në patrullimet e saj në Egje.
Një gomone me 41 emigrantë është shpëtuar në det të hapur, teksa ishin nisur nga brigjet e Çesmes, në Turqi, me destinacion ishullin Kios të Greqisë.

Të shpëtuarit, mes të cilëve kishte 10 fëmijë dhe 7 gra, dy prej të cilave shtatzëna, tashmë i janë dorëzuar një anijeje të “Frontex”-it.

Anija “Butrinti”, pjesë e Forcave Detare të Shqipërisë, patrullon në ujërat e Egjeut në kuadër të operacioneve të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published.