Home / Bota / Britani, jep dorëheqje sekretari i Brexit-it

Britani, jep dorëheqje sekretari i Brexit-it

David Davis ka dhënë dorëheqjen si sekretar britanik i shtetit për daljen e vendit të tij nga Bashkimi Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Dorëheqja e sekretarit të Brexit-it pason pas tensioneve në rritje në kabinetin e kryeministres britanike, Theresa May, mbi vizionin e saj për marrëdhëniet me BE-në pas Brexit-it.

Davis gjithashtu u përplas me kryeministren May mbi planin e saj të Bashkimit Doganor me BE-në që do të mbante Mbretërinë e Bashkuar të afërt me BE-në kur është fjala për tregtinë.

Kryeminstrja May dështoi të bashkonte kabinetin e saj në vizionin e saj “të tretë” për një “Brexit të butë” në një takim në rezidencën e saj private në Chequers.

Megjithëse kabineti i saj ka rënë dakord për këtë viziton “të tretë”, ka shenja të rritjes së kundërshtimit mes mbështetësve të Brexit-it në partinë e saj, pasi ata nuk pajtohen me planet e saj për një “Brexit të butë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.