Home / Bota / ITALI – Di Maio: Të ndryshojnë rregullat e misioneve të BE-së për migrantët

ITALI – Di Maio: Të ndryshojnë rregullat e misioneve të BE-së për migrantët

Për sa kohë që misioni “Eunavformed” do të vazhdojë, portet e vetme do të jenë ato italiane, por qëllimi  ynë është  të ndryshojmë rregullat e misioneve, theksoi zëvendëskryeministri, Luigi Di Maio për “Radio 1” në lidhje me polemikat  mes të ministrit të Brendshëm dhe atij të Mbrojtjes për deklaratat e Salvinit përsa i përket ndalimit në Itali të anijeve ndërkombëtare që trasportojnë emigrantë.

“Më kujtohet një vit më parë, kur kam folur me “Frontex” dhe më kanë shpjeguar se qeveria Renzi kishte shprehur vullnetin për të pritur emigrantë në porte në këmbim të fleksibilitetit të përdorur për bonusin prej 80 eurosh”, theksoi ai.

”Ne do të kërkojmë fleksibilitet pa kërkuar asgjë në këmbim të hapjes së porteve”, shtoi ai.

Di Maio nënvizoi gjithashtu se duhet të ndryshojë qëndrimi në nivel europian.

“Përsa i përket imigracionit, këto anije duhet të transportojnë emigrantë në të gjitha portet”, theksoi ai.

“Edhe Gjermania gjithashtu po fillon të ndryshojë politikat e imigracionit. Problemi ka arritur në zemër të Europës”, nënvizoi Di Maio.

Leave a Reply

Your email address will not be published.