Home / Politika / Rama nxjerr pamjet e takimit me Tsipras: Pakti arrihet së shpejti!

Rama nxjerr pamjet e takimit me Tsipras: Pakti arrihet së shpejti!

Në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Lodërn duket se ka patur hapa përpara në lidhje me paktin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të paktën kështu e paraqet kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ka postuar në rrjetin social disa foto të takimit të tij me homologun grek Tsipras.

Në fotot e puoblikuara thuhet se “kryeministrat e Shqiperise dhe Greqise zhvilluan një takim, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Londër.

Ata diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme. Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti” –thuhet në njoftim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: