Sporti

Miqësorja Shqipëri – Itali, në prag të zyrtarizimit

futbollShqipëria do të luajë për herë të parë një miqësoren me Italinë.

Mësohet se marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm konfrimimi zyrtar nga Federata Italiane e Futbollit.

Sfida pritet të zhvillohet më 18 nëntor në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës.

Kjo arenë ka një kapacitet prej 23 mijë vende të ulura.

Ideja e kësaj miqësoreje lindi që vitin 2012 gjatë vizitës së Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Giancarlo Abete në Tiranë.

Ndërsa pak ditë një biesedë mes trajnerëve De Biasi dhe Conte në Shën Petërburg konkretizoi këtë sfidë.

Ky është i pari takim mes përfaqësueseve A të Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa kemi zhvilluar disa takime me përfaqësueset e moshave.

Po në muajin nëntor më datë 14 Shqipëria do të luajë edhe miqësoren me Francën në Renë e parashikuar nga shorti i kualifikueseve të Euro 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button