Home / Kronika / KPK për prokurorin Cama: Pasuri të pajustifikuara dhe rryshfet për mbyllje hetimesh

KPK për prokurorin Cama: Pasuri të pajustifikuara dhe rryshfet për mbyllje hetimesh

KPK ka vlerësuar edhe probleme me pastërtinë e figurës, pasi sipas nëj shkrese të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifgikuar (DSIK), rezultobn se prokurori Cama është përfshirë në një aferë korruptive, kur ka qenë drejtues në Prokurorinë e Lushnjës.

KPK ka kërkuar informacione shtesë nga DSIK për këtë çështje, ndërsa raportohet se Cama ka marrë para për të pushuar hetimet mbi një person të përfshirë në kontrabandë. Pasa kësaj ai ka ndryshuar prokurorin e çështjes pa arsyetim dhe është bërë mbyllja e dosjes së hetimit, në vitin 2005.

Gjithashtu Cama ka pasur kontakte të papërshtatshme, duke shkëmbyer favore e dhurata për mbylljen e hetimeve për persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: