Home / Rajoni / Greqia dëbon diplomatë rusë, tentuan ta prishin marrëveshjen Athinë-Shkup

Greqia dëbon diplomatë rusë, tentuan ta prishin marrëveshjen Athinë-Shkup

Qeveria greke vendosi të dëbojë dy diplomatë rusë dhe t’u ndalojë hyrjen në Greqi dy të tjerëve, për shkak të involvimit në punët e brendshme të vendit dhe aktivitete kundër sigurisë kombëtare të Greqisë, informon gazeta “Katimerini”. Diplomatët në fjalë, mes tjerash, kishin tentuar të minojnë marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Athina i akuzoi diplomatët rusë se kanë tentuar të marrin informacione të kundërligjshme dhe u kanë dhënë ryshfet nëpunësve shtetërorë grekë.

Sipas burimeve të larta diplomatike greke, Athina bën thirrje për dëbim urgjent të dy diplomatëve rusë, mes të cilëve edhe Viktor Jakovlev nga ambasada ruse, dhe dëbimin e të dy të tjerëve.

Greqia vazhdon të kërkojë bashkëpunim të mirë me Rusinë dhe i inkurajon marrëdhëniet miqësore mes të dy vendeve, por shton se kjo është e mundur vetëm gjatë respektimit të sovranitetit të çdo vendi.

Sipas burimeve, për shpërblimin me para, diplomatët rusë kanë tentuar ta përfitojnë ndikimin e mitropolitëve në hierarkinë ortodokse greke, në Sveta Gorë.

Burimet diplomatike për gazetën i përmendin edhe përpjekjet e Rusisë të intervenojë në çështjen e ndjeshme, siç është marrëveshja mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë për emrin, ndërsa me këtë negativisht të ndikojnë në rolin e Greqisë në Ballkan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.