Home / Kronika / Ministri Majko, projektligj për përfshirjen e diasporës në qeverisjen vendore

Ministri Majko, projektligj për përfshirjen e diasporës në qeverisjen vendore

Në ligjin ‘Për vetëqeverisjen vendore”, sipas Ministrit duhet të bëhen ndryshime dhe shtesa që do të garantojnë trajtimin e shqiptarëve jashtë vendit si pjesëintegrale të bashkësisë shqiptare.

Ndër të tjera z. Majko propozon krijimin e zyrave të posaçme për diasporën nëpër Bashkitë e vendit, të cilat do tëshërbejnë si pika komunikimi të përfaqësuesëve të komunitetit jashtë vendit me pushtetin lokal. Ato do të ofronin informacione dhe ndihmë për çështje të ndryshme lidhur me dokumentacionin, biznesin etj.

Ministri shtoi se problemet e regjistrimit apo tëpashtetësisë duhet të adresohen edhe në nivel lokal dhe prandaj krijimi i një zyre të tillë është irëndësishëm. Zyra do të shërbente si një urë lidhëse edhe për ata shtetas jashtë vendit që janë të interesuar për investime.

Anëtarët e Këshillit vlerësuan propozimet e Ministrit Majko, qësiç thanë, përfaqësojnë një frymë të re ndryshimi për komunitetin e rëndësishëm të diasporës.

Palët u dakordësuan që deri ne fund të muajit korrik do të hartojnënjë mendim të përbashkët të bashkive lidhur me draft-projektligjine paraqitur nga Ministri i Shtetit për Diasporën, para se ai të kaloje në qeveri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.