Sporti

Kroacia shkruan historinë, në finale të Rusia 2018

Kroacia është në finale të Rusia 2018 pasi që ka mposhtur Anglinë më rezultat 2-1, pas 120 minutave lojë.

Kroacia ka shkruar historinë.

Kombëtarja kroate ka arritur në finale të një Botërori për herë të parë në histori të këtij shteti.

Pjesa e parë fillojë më sulme të pareshtura të Anglisë dhe në minutën e katër, Modric shkaktoi faul.

E nga goditja e lirë një predhë u lansua nga Trippier që nuk i la asnjë mundësi Subasic për ta pritur.

Rezultati 1-0 që në minutën e pestë demoralizoi kroatët që filluan të organizojnë aksione që ndërpreheshin nga anglezët.

Kane e pati një mundësi ideale për të shënuar në minutën e 29’të por Subasci veproi shumë mirë për ta pritur atë.

Pjesa e parë përfundoi më rezultat 1-0 për Anglinë.

Në pjesën e dytë ndeshja fillojë ashtu sikurse kishte nisur, me anglezët që prapë kishin mundësi për të shënuar golin e dytë në minutën e 56’të, por prapë Subasic ishte në vend.

Megjithatë posedimi i topit dhe gjysmëaksionet ishin të Kroacisë që nga fillimi i pjesës së dytë.

Perisic e kishte një mundësi të mirë për të barazuar në minutën e 65’të por pa sukses, Walker bllokoi goditjen e tij.

Ky posedim ju shpërblye kroatëve të cilët arritën që në minutën e 68’të të barazojnë rezultatin.

Vrsajlko bën një harkim të mirë dhe Perisic e shndërron në gol të bukur.

Kroacia ka mundur të kalojë në epërsi në minutën e 71 ku Perisic përsëri godet shtyllën pas një gabim të mbrojtjes angleze.

Kroacia vazhdonte që ta mbante topin dhe lehtë mund të kishte shënuar edhe golin e dytë në minutën e 83, pas një goditje te Mandzukic.

90 minutat e rregullta përfunduan më rezultat të barabartë 1-1 dhe u deshën vazhdimet për ta përcaktuar fituesin e gjysmefinalës se dytë.

Pjesa e parë e vazhdimeve ishte më e mirë për Anglinë dhe ishte afër të shënuar në minutën e 98’të por Vrsaljko largoi topin me kokë nga vija e portës.

Në pjesën e dytë prapë ishte Kroacia që dominojë dhe shënojë arriti që të shënon gol në minutën e 107’të.

E këtu ishte përvoja dhe mençuria e Mario Mandzukic që gjithmonë ka ditur që të shënojë në ndeshje të mëdha.

Kroacia do të luaj në finale kundër Francës të dielën më 15 korrik, kurse Anglia ka edhe një ndeshje para se të udhëtojë në Angli pasi që të shtunën do të luan kundër Belgjikës për vendin e tretë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button