Kronika

Vettingu kap prokurorin e 21 Janarit: ”Adriatik Cama i korruptuar, nuk justifikon pasurinë”

Prokurori i Tiranës Adriatik Cama është pranë shkarkimit nga detyra, pasi është kapur me shumë shkelje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në seancën e zhvilluar paraditen e sotme. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se Cama, ish-prokuror i disa dosjeve me rëndësi, mes tyre ’21 Janari’ nuk justifikon pasurinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struktura kriminale, pra është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Adriatik Cama kandidat për Kolegjin e Lartë të Prokurorisë, ishte vetë i pranishëm përballë trupës së KPK, ndërsa. Trupa e KLP u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë, ndërsa nga hetimi ka rezultuar se ka kryer deklarim të rremë, pasi nuk justifikon 1 milion e 865 mijë e 30 lekë te blerja e banesës, makinën dhe ka probleme me një deklarim të një ambienti.

“ILDKPI ka sjell raport se ka deklarim të saktë ka burime të ligjshme nuk ka fshehur pasurinë nuk ka kryer dëklarim të rremë. Kemi kryer një hetim të thelluar për prokurorin Cama. Prokurori ka apartament me sipërfaqe 77 m2. Apartamentin e ka blerë në 2011. Blerë me të ardhura ndër vite. Në vitin 2003 e ka blere për herë të parë këtë pasuri.

Në deklaratë thotë se e ka blerë 3.4 milionë lekë. Ndërsa sipas kontratës është blerë me 29 e 700 dollarë. Prokurori ka kryer deklarim të pasaktë mes deklaratave 2003 e 2017. Po ashtu disa herë për këtë pasuri ka bërë deklarime të rrëme që kanë cënuar rëndë figurën e prokurorit. Çmimi i apartamentit është likuiduar që në 2003, prokurori dhe gruaja e tij kanë të ardhura vetëm nga paga, por nga analiza financiare rezulton se nuk justifikojnë 1 milion e 865 e 30 lekë. Në 2009 prokurori ka blerë një ambient 47.5 m2, 18 mijë euro, burime të ardhurat dhe kredia.

Prokurori e cilëson këtë pronë si ambient ish-garazh, por në kontratë është shkruar dyqan. Rezulton se prokurori ka mungesë pasurie në shumën prej 650 mijë lekë. Prokurori ka autoveturë Passat blerë në 2010, me vlerë 6000 mijë euro. Burimi, paga burrë e grua dhe shitja e një mjeti më të vjetër, nuk e justifikon.  Prokurori nuk ka deklaruar shtesën e llogarisë në vlerën prej 1 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë. Kjo ka ndodhur në periudhën 2011-17. Prokurori është pyetur për këtë gjë, por ka thënë që askush si ka kaluar lekë në llogari.  Prokurori si ka deklaruar këto të ardhura”.

Prokurori nuk është kapur me shkelje vetëm për pasurinë, por edhe nga DSIK, pasi sipas raportit, është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. DSIK thekson se Cama është përfshirë në korrupsion kur ishte në prokurorinë e Lushnjes. Nga hetimi ka rezultuar se Cama kur ishte drejtues në Lushnje sëbashku me një prokuror tjetër kanë marrë para nga familjarët e një të arrestuari për kontrabandë duke pushuar çështjen.

DSIK ka sjellë raport për prokurorin Cama. Sipas këtij raporti është i papërshtatshëm për detyrën, pasi është i përfshirë në korrupsion. Korrupsioni është konsumuar në prokurorinë Lushnje kur ka qenë në detyrë. Kur Cama ishte drejtues në Lushnje sëbashku me një prokuror tjetër kanë marrë para nga familjarët e një të arrestuari për kontrabandë. Ky raport nxjerr në pah korrupsionin dhe urdhrat arbitar. Prokurorët kanë kërkuar dhe marrë para për pushim çështje.

Cama identifikohet si person që vihet në presion nga struktura kriminale dhe është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën. Kemi marrë dosjen e pushuar nga Cama, që u anulua nga drejtoria e inspektimit. Sipas prokurorisë së përgjithshme ku pushim është marrë i pa mbështetur në ligj dhe prova. Referuar këtij informacioni Cama ka pasur kontakte të papërshtatshme dhe ka shkëmbyer favore e dhurata me persona të përfshirë në krimin e organizuar”.

Pas raportit që lexoi trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e mori fjalën prokurori Adriatik Cama që u shpreh se besonte te  një proces i drejtë, por gjetjet i cënojnë figurën morale dhe profesionale, pasi sikur tha ai, pasi ‘ka shumë të pavërteta’.

“Nuk kam shpjegime të tjera veç atyre të nisura me e-mail. kam besuar qe do ishte proces i drejt vetting ndaj meje. Por pas këtij raporti mendoj se jo të gjitha gjetjet mund të cënoj figurën time morale e profesionale. Aty ka të pavërteta. Në raportin e lexuar nga ju janë pasqyruar provat e mia kam qenë bashkëpunues sa kam mundur. Por ka pasur e pamundësi objektive. Konstatoj se në raportin tuaj nuk janë llogaritur shpenzimet e familjes time. Përsa i takon dyqanit nuk bëhet fjalë për dyqan por ish parkim me lartësi 1.2 m nën tokë pa ndriçim. Paaftësia e firmës për të bërë letra të saktë nuk mund të konsiderohet gabim dhe tentativë për fshehje nga unë”.

Përsa i përket financimit të llogarisë nga persona të tjerë, ai tha se janë kreditime nga tre fëmijët e kunatës.

“Sa i përket financimit të llogarisë time e bashkëshortes. E theksoj nuk ka financim. Të gjitha ato janë kreditime dhe vjen si marrëdhënie e familjes me tre fëmijët e kunatës sime. I kam ndihmuar si i afërm dhe prindërit e tyre m’i kane kaluar ato para. Këto kanë qenë marrëdhënie që nuk kanë sjellë as shtim as pakësim në llogaritë tona”.

Gjithashtu prokurori mohoi gjetjet e raportit nga DSIK se vihet në presion nga bandat. Përsa i përket hetimit të dosjes së 21 janarit, Cama u shpreh se nuk është influencuar nga askush. Mohoi edhe akuzat për korrupsion kur ishte në Lushnje, ndërsa tha se në 1997 kur shteti kishte rënë ka lëshuar urdhër arrete për krerë bandash. Ai tha se ka punuar me integritet, prandaj kërkon rikonfirmimin në detyrë.

“Sa i takon kontrollit të figurës, që unë mund të vihem në presion nga grupet kriminale apo kam kryer korrupsion. Këtë e kundërshtoj me forcë. Kam kërkuar ballafaqim. Unë nuk mund të bëhem preh e personave që fshehin qëllime te tjera. Kur kam qenë në Lushnje kam punuar me integritet moral e profesional. Mund të behej hetim i thelluar ja besova një magjistrati atë dosje. Prej 26 vitesh kam punuar kudo. Në 1997 kam qenë në Delvinë. Në këto ngjarje në Delvinë kam bërë punën e prokurorisë kur shteti kishte rënë. Kam bërë urdhër ndalimi për krerë bandash. Kam marrë kërcenime e nuk jam tutur. Për dosje e 21 janari nuk jam influencuar nga askush. Nëse më gjykoni për shmangie nga tatimet unë këtë se pranoj. Se pranoj të më gjykoni për 50 mijë lekë. Puna jonë nuk lë njerëz të kënaqur. Por hetoni më thellë për personin që ka bërë këtë informacion. Në atë që thuhet se kam bërë kurrë. Nuk kam pranuar kurrë të marr korrupsion. Nuk ka një person në botë të më thotë prokuror ke bërë këtë gjë. Më bëni çte doni por se pranoj të më thoni që vihem në presion nga grupe kriminale. Kjo nuk ndodh me mua”.

Cama, prej disa vitesh ushtron veprimtarinë e tij si prokuror në Tiranë, duke qënë pjesë e hetimit në disa çështje të nxehta dhe të dështuara si ajo e dosjes 21 janari mosdënimi i Mark Frrokut për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë dhe cështje të tjera hetimore. Cama ka shërbyer dhe në qytetin e Lushnjës, ku ka hetuar disa nga anëtarët e bandës së Lushnjës, hetime këto që nuk kanë sjellë rezultat. Prokurori Cama, është një nga kandidatët për të qënë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por për tu bërë pjesë e këtij institucioni ende të paformuar, duhet më parë të kalojë lupën e “Vetting-ut”. Vendimi për prokurorin do të jepet nesër në orën 09:00, ndërsa është thuajse i shkarkuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button