Politika

Tusk: Vendimi i Këshillit të BE, i pamundur pa progresin e Shqipërisë në reforma

Vendimi i Këshillit të BE për të përcaktuar rrugën për hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019 nuk do të ishte i mundur pa progresin e Shqipërisë në rrugën e reformave.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, u shpreh në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama se, “vetëm pak javë më parë Këshilli vendosi të përcaktojë rrugën për hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019 dhe Komisioni ka nisur tashmë punën përgatitore”.

“Ky vendim u mbështet në mënyrë unanime nga të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE . Ky progres nuk do të ishte i mundur pa progresin e vendit tuaj në reforma dhe sigurisht pa angazhimin tuaj personal dhe energjinë pozitive”, tha Tusk.

“Nuk kam dyshime se nëse Shqipëria vijon momentin pozitiv të reformave do të jetë e mundur të arrijë rezultatet e nevojshme qershorin e ardhshëm sepse vendi i Shqipërisë është në BE dhe Shqipëria do të bëhet vend anëtar në BE. Nuk ka dyshime për këtë”, theksoi Tusk.

“Është shpresa ime dhe uroj që të gjithë krahët pro europiane të politikës shqiptare të punojnë drejt këtij objektivi të njëjtë”, nënvizoi Tusk.

“Përpjekjet tuaja për të zgjidhur dallimet e mbetura me Greqinë janë prova më e mirë për angazhimi ne Shqipërisë ndaj BE dhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, tha Tusk

Shqipëria, theksoi Tusk, “mbetet një partner i mirë dhe një mik për BE për sigurinë dhe çështjen e emigrantëve, ku kemi një bashkëpunim të fortë dhe të stabilizuar.

Sot, gjithashtu biseduam dhe ramë dakord për nevojën për të rritur përpjekjet në lidhje me çrrënjosjen e migracionit të jashtëligjshëm në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button