Home / Sporti / Dalic: Nuk kemi presion, duhet të zbavitemi

Dalic: Nuk kemi presion, duhet të zbavitemi

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, deklaroi në konferencën për shtyp përpara finales së Botërorit ndaj Francës se ekipi i tij nuk ka fare presion.
“Jemi krenarë kur shohim se çfarë po ndodh në vendin tonë. Njerëzit po harrojnë problemet e përditshme. Për ne nuk ka presion. E dimë që do të na shikojë e gjithë bota, por duhet të zbresim në fushë për t’u zbavitur. Është momenti më i mirë i karrierës sonë. Nëse fitojmë do të jemi të lumtur; nëse nuk fitojmë, do të përgëzojmë kundërshtarin”, u shpreh Daliç.

Në lidhje me lodhje e futbollistëve kroatë, trajneri tha: “Nëse dikush nuk është gati, do të ma thotë. Kemi disa probleme fizike, por do të jemi në formë për ndeshjen. Nëse jo, kemi lojtarë fantastikë në stol”.

Mbi kundërshtarin e finales, Dalic u shpreh se nuk duhet të mendojnë për Francën.

“Duhet të shijojmë momentin, jo të shqetësohemi për rivalin. E rëndësishme është ajo se çfarë do të bëjmë ne në fushë. Më pas, le të fitojë më i miri. Duhet të mendojmë se jemi me fat që kemi arritur deri këtu”, nënvizoi Daliç.

Finalja Francë-Kroaci do të luhet të dielën, në orën 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.