Ekonomia

Aksi që do të lidhë Tepelenën me detin, realitet brenda mandatit të dytë qeverisës

“Një nga rrugët e reja që do të ndërtohet është pikërisht rruga që do të lidhë Tepelenën me bregdetin”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në nisjen e punimeve për bypass-in e Tepelenës.

Në fjalën e tij, Rama tha se janë edhe të tjera projekte me impakt të rëndësishëm në këtë qark dhe në qarkun e Vlorës.

“E përmend qarkun e Vlorës, sepse një nga rrugët e reja që do të ndërtohen është pikërisht rruga që do të lidhë Tepelenën me bregdetin, nga Gusmari në Kuç, projekt që e kemi tanimë të detajuar së bashku me kryebashkiakun e Tepelenës, dhe që do ta kthejmë në realitet në këtë periudhë të mandatit tonë të dytë”, – tha ai.

Gjithashtu, Kreu i Ekzekutivit, u ndal edhe te ndërtimi i rrugës së Kakarisë, apo rrugët e tjera të rëdësishme për zhvillimin rural që nga Dropulli, deri në Libohovë apo në Memaliaj, Përmeti pa diskutim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button