Sporti

Belgjika e fiton vendin e tretë në Botërorin Rusia 2018, pasi e mposhti 2-0 Anglinë

Belgjika e ka fituar vendin e tretë në Kupën e Botës 2018 në Rusi, pasi e mposhti Anglinë 2-0 në meçin për medalje të bronztë shtunën në Shën Petersburg.

Djelmoshat e Roberto Martinez e nisen furishëm ballafaqimin duke kaluar në epërsi pas vetëm katër minutave lojë, kur mbrojtësi Thomas Meunier shënoi pas një harkimi të përkryer nga Naser Chadli, raporton Gazeta Express.

Në vazhdim Anglia kontrolloi më shumë lojën por nuk arriti të krijoi, ndërsa Belgjika e humbi mesfushorin Chadli i cili u detyrua ta lërë ndeshjen shkaku i lëndimit pesë minuta para pushimit mes pjesëve.

Gareth Southgate bëri dy zëvendësime në fillim të pjesës së dytë, duke e futur Marcus Rashfordin në vend të Raheem Sterling dhe Jessie Lingard në vend të Danny Rose.

Megjithatë, kjo nuk i bëri shumë punë anglezëve të cilët nuk arritën t’i konkretizonin rastet e krijuara në pjesë të dytë.

Në anën tjetër, Belgjika u tregua vrastare para portës dhe e vulosi fitoren pasi Hazard shënoi ballë për ballë me Jordan Pickford, rreth shtatë minuta para fundit.

Anglia e mbyll Botërorin se skuadra e katërt më e mirë, ndërsa Belgjika në vendin e tretë dhe merr medaljen e bronztë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button