Home / Bota / Franca në fronin e botës, “gjelat këndojnë” në faqet e para

Franca në fronin e botës, “gjelat këndojnë” në faqet e para

“L’Ekip” e cilësoi një botë tjetër, atë ku ndodhet tashmë populli francez pas suksesit në futboll, një gjendje ekstaze mbarëkombëtare pas 90 minutave në stadiumin “Luzhniki”, dhe festës së jashtëzakonshme nëpër sheshe.

Gazeta Gjermane “Bild” vendosi Francën në fronin e botërorit, edhe pse kush i shkruajti këto rreshta, do donte të ishte përsëritur suksesi i “Panxerave”, 4 vjet më parë.

“Ylli i dytë për Francën” shkruhet në gazetën AS, ndërsa spanjollja tjetër “Marca”, e cilëson si “Epoka e bukur”, atë që skuadra e Deshamp dhuroi në botërorin e kësaj vere.

Edhe gazeta portugeze “A Bola” përshtati shkrimin e saj në frëngjisht për të celebruar suksesin e kampionëve të botës, ndërsa “Corriere dello Sport” në Itali, rezervoi kulmin e gëzimit të transalpinëve në stadiumin “Luzhniki”.

Kroatët i kanë cilësuar heronj futbollistët e tyre edhe pas disfatës në finale. “I keni kthyer republikën njerëzve e bashkë me të dhe zjarrin”, shkruan portali “24 Sata”, ndërsa vlerëson Luka Modric si “Topin e Artë”. “Të mërzitur, por krenar”, është titulli i gazetës “Indeks”, për botërorin e ndalur në momentin më të bukur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: