Home / Rajoni / Maqedonia / Zaev: Biznesmenë pro rus, paguajnë për të penguar anëtarësimin në NATO

Zaev: Biznesmenë pro rus, paguajnë për të penguar anëtarësimin në NATO

“Shtetas të huaj, të afërt me Rusinë kanë paguar mijëra dollarë që të shkaktojnë dhunë me qëllim që ta pengojnë integrimin e Maqedonisë në NATO”, deklaroi Zaev.
“Një pjesë e tyre janë të lidhur me media, një pjesë i nxisin të rinjtë që të protestojnë përpara Kuvendit dhe t’i sulmojnë policinë. Ajo shihet qartë”, shtoi Zaev.
Zaev refuzoi që të tregojë se kush qëndron prapa pagesave, duke theksuar se ka një hetim për të njëjtën dhe se bëhet fjalë për marrëdhënie të ndjeshme diplomatike. Ai ka theksuar se policia ka mësuar për pagesat pas arrestimit të disa pjesëmarrësve në protestat e dhunshme përpara Kuvendit në muajin e kaluar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: