Home / Kronika / Shkarkohet nga detyra Admir Thanza, gjyqtar i Gjykatës së Lartë

Shkarkohet nga detyra Admir Thanza, gjyqtar i Gjykatës së Lartë

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza është shkarkuar nga detyra. KPK ka njoftuar sot vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Vetë Thanza nuk ishte i pranishëm kur u dha vendimi.

Sipas KPK, Thanza ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari, i cili javën që shkoi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale. Për rastin në fjalë, gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.

Sipas DSIK, Thanza ka pasur kontakte me persona të botës së krimit. Gjithashtu, gjyqtari Thanza kishte probleme edhe me pasurinë e tij. Ai ka deklaruar se një apartament në Shkodër e ka blerë me burime financiare nga shitja e dy apartamenteve të tjerë. Mirëpo, datat janë shumë konfuze. Gjyqtari Thanza ka deklaruar se apartamentin e tretë e ka blerë në prill të vitit 2000, ndërsa dy apartamentet e parë, i ka shitur në shtator të vitit 2000. Po kështu, kujtojmë se sot në orën 10:00, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pritet që të jepet vendimi për Thanzën.

Sot, KPK dha vendimin për Thanzan, duke e shkarkuar nga detyra

Leave a Reply

%d bloggers like this: