Home / Politika / Nis procesi përgatitor për negociatat, Rama: Rruga drejt BE, e pakthyeshme

Nis procesi përgatitor për negociatat, Rama: Rruga drejt BE, e pakthyeshme

Procesi përgatitor për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian ka nisur, ku me pjesëmarrjen e Komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn me  anëtarë të kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama theksoi sot vendosmërinë për të bërë një punë sa më cilësore për gjatë këtyre 12 muajve deri në qershorin e ardhshëm.

Gjatë këtij takimi, mbajtur sot në Pallatin e Kongreseve, Rama tha se “vendimi i Këshillit Europian të qershorit, shënon një moment shumë të rëndësishëm që konsolidon përfundimisht perspektivën europiane të Shqipërisë dhe përcakton pakthyeshmërisht rrugën e anëtarësimit në BE duke i hapur rrugë shtratit për të filluar negociatat Shqipëri-BE, vitin e ardhshëm”.

“Besoj që vendimi i marrë në një moment tejet kompleks për BE dhe në një proces intensiv, ku siç dihet për arsye të dinamikave të brendshme të disa vendeve, u desh një përpjekje e të gjithëve duke filluar nga Komisioneri, të cilin e kam falenderuar edhe më parë. Ashtu sikundër edhe të gjithë ekipin e tij së bashku me Mogherinin dhe Presidentin e Komisionit Europian, që bënë të mundur arritjen e një zgjidhje pozitive që çliron procesin dhe duke përcaktuar një afat të qartë, e bën përgjegjësinë tonë jo vetëm të plotë, por edhe të përcaktuar dhe të ndarë sipas të gjithë aspekteve të procesit në shpatullat e atyre që janë këtu të pranishëm, ministra, zv.ministra dhe sekretarë të ministrive”, deklaroi Rama.

Sipas tij, nisja e e kësaj faze përgatitor dhe pune në një plan të qartë me ndërveprimi me KE, nuk do të jetë e lehtë dhe  përbën një hap të rëndësishëm, por edhe të vështirë dhe kërkon angazhim solemn të përditshëm nga gjitha strukturat përkatëse të shtetit dhe ritëm të lartë në funksion të arritje së të gjitha objektivave në këtë fazë.

“Që nga sot jemi të detyruar ta përdorim me efikasitet maksimal kohën dhe të garantojmë një nivel të lartë koordinimi dhe ndërveprimi jo vetëm për të thelluar reformat, për të arritur të tjera rezultate që nuk janë kërkesa të Brukselit por detyrimi ndaj vendit dhe për të ardhmen e vendit tonë, por edhe për të riorganizuar deri në qelizat fundore, të gjitha njësitë koordinues të procesit negociues”, theksoi ai.

“Ne i kemi analizuar rresht për rresht qoftë rekomandimin e Komisionit, qoftë konkluzionin e Këshillit dhe jemi të qartë për detyrat. Ashtu sikundër që jemi të vetëdijshëm sepse përderisa arritëm të marrin një rekomandim pa kushte asgjë nuk na pengon që edhe punën e madhe që kemi përpara në këto 12 muaj ta bëjmë me cilësi të lartë dhe ta bëjmë pa asnjë të sharë, kur i themi ne në shqip”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

Sipas tij, rruga e Shqipërisë drejt BE është e pakthyeshme.

“Puna përgatitore për negociatat nuk do jetë e lehtë. Kemi lexuar me vëmendja konkluzionet e KE për rekomandimet. U përcaktua një afat i qartë për negociatat. Rruga drejt BE është e pakthyeshme. Forcimi i kapaciteteve që lidhen me procesin e negocimit është një tjetër provë që ne duhet ta japim. Dëshiroj të theksoj tre aspekte me këtë proces përgatitor që do na shoqërojë deri në pranverën e ardhshme. Procesi të vazhdojë dhe të ngrihet mbi procesin e stabilizim asocimit. Aspekti i dytë është përmirësimi mi i komunikimit me vendet anëtare dhe misionin e BE në Tiranë. Aspekti i tretë lidhet me rendësin themeltare që procesi teknik dhe ai politik të veprojë në mënyrë elastike me njëri-tjetrin”, nënvizoi kryeministri.

Rama sqaroi se qeveria do të ketë si koordinatore për këtë process, Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, ministri e cila do të shndërrohet në sekretariatin e ardhshëm për procesin e integrimit.

“Shqipëria dhe Maqedonia ia dolën të kapërcejnë dallgën e madhe të momentit”, tha Rama duke shtuar se “padisuktim që kjo fazë e re, e kësaj rruge aspak të lehtë, nuk do të shihej me aq optimizëm nëse nuk do të kishim përkrah komisionerët, të cilët treguan një përkushtim shumë të shtrenjtë për Shqipërinë”.

Gjithashtu, kryeministri evidentoi faktin se “qoftë Franca apo Holanda, u hapën dhe ofruan një zgjidhje pozitive kompromisi që e vlerësojmë shumë ashtu sikundër vlerësojmë faktin, që pas kësaj marrëdhëniet tona me Komisionin dhe këto vende që na kanë mbështetur, por edhe Francën dhe Holandën janë forcuar dhe intensifikuar”.

“ Me Presidentin e Francës apo kryeministrin e Holandës, kam parë vullnet pozitiv për të vendosur në dispozicion eksperiencën dhe mbështetjen e tyre me dëshirën e madhe që Shqipëria t’ia dalë dhe bindjen e krijuar, që qershori i ardhshëm do të jetë i formalizimit të negociatave. I shpreh Komisionerit mirënjohjen për gjithçka ka bërë dhe besimin që ne do ia dalim falë edhe mbështetjes. Rezultatet edhe të vettingut po flasin çdo ditë, pavarësisht se nuk ka asnjëherë asgjë perfektë, pastrimi i sistemit të drejtësisë është i pakthyeshëm dhe përjashtimi i shumë figurave që mbanin deri dje peng drejtësinë dhe ishin super pushteti, janë provë e vullnetit dhe drejtësisë së gjithë asaj pune. Rruga deri në funksionimin e plotë të drejtësisë është ende e gjatë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.