Rajoni

Bullgari / Hapet tenderi për dhënien me koncesion për 35 vjet të Aeroportit të Sofjes

Bullgaria ka hapur tenderin për dhënien me koncesion për 35 vjet të Aeroportit Ndërkombëtar të Sofjes, njoftoi javën e kaluar Ministria e Transportit. Vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës është 3.9 miliardë euro (4.6 miliardë dollarë amerikanë), afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 22 tetor. Javën e kaluar, ministri i Transportit, Ivajlo Moskovski, tha se koncesionari i Aeroportit të Sofjes do të duhet të bëjë një pagesë vjetore prej 10% të të ardhurave totale të gjeneruara, por jo më pak se 15 milionë leva bullgare.
Kërkesat për kandidatët potencialë përfshijnë të pasurit e një vlere neto të aseteve prej të paktën 200 milionë eurosh në tre vitet e fundit dhe që duhet të operojnë të paktën në një aeroport ndërkombëtar me një trafik vjetor mbi 10 milionë pasagjerë. Në qershor të vitit 2016, Ministria e Transportit hapi tenderin për dhënien me koncesion të Aeroportit të Sofjes për 35 vjet, duke kërkuar të paktën 550 milionë leva (326.7 milionë dollarë amerikanë/ 281.2 milionë euro).
Por tenderi u anulua në prill të vitit 2017, dhe sipas Ministrisë, koncesioni i Aeroportit rriti tarifat dhe uli trafikun e pasagjerëve. Pasi qeveria aktuale e koalicionit mori pushtetin në maj të 2017, ministri i Transportit, Ivajlo Moskovski, tha se synonte të rifillonte tenderin dhe se të ardhurat e grumbulluara nga koncesionari do të përdoreshin për t’i ofruar ndihmën operatorit shtetëror të hekurudhave BDZ Holding. Në atë kohë, operatori gjerman i aeroportit, Fraport, i cili aktualisht operon në aeroportet bregdetare bullgare të Varnas dhe Burgasit, njoftoi se ishte ende i interesuar të fitonte një kontratë koncesioni për Aeroportin e Sofjes. Javën e kaluar, qeveria vendosi të japë 103.7 milionë leva ndihmë të rimbursueshme për kompaninë BDZ Holding.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button