Politika

Hahn-opozitës: Votoni ligjin për magjistratët

Me qëllim shmangien e mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve kompentë si vijimin i procesit të Vetingut, Komisioneri Hahn u bëri thirrje të gjitha palëve politike për të votuar me shumicë të cilësuar ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Pas një procesi të cilin vetë komisioneri i Zgjerimit e konsideron mjaft të suksesshëm, atë të vetingut, do të ishte një katastrofë e vërtetë nëse pas tërë procesit të mungonin prokurorë e gjyqtarë. Ndaj, për këtë arsye, Hahn tha se politika duhet të bashkëpunojë në këtë drejtim për të rritur numrin e studentëve të rekrutuar dhe të trajnuar për shkollën e Magjistraturës.

“Vetingu duhet të vijohet së bashku me ristrukturimin e pritshëm institucional gjyqësor dhe krijimin e institucioneve të reja që parashikohen nga Reforma Kushtetuese 2016. Më lini të theksoj se, falë suksesit të procesit të Vetingut deri më tash është e rëndësishme që vendimet për përfundimin e kësaj reforme duhet të shihet si domethënëse. Parlamenti duhet ta mendojë ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, në mënyrë që Shkolla e Magjistraturës të rrisë numrin e studentëve të rekrutuar të trajnuar që prej fillimit të këtij viti. Është shumë e rëndësishme që edhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor të emërohen. Është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës që të zbatojnë shpejt Reformën në Drejtësi. Dhe në një farë mënyre do të ishte e çuditshme do të thoja që rezultati i një procesi të rëndësishëm të vetingut, të haseni me një situatë ku të mos keni gjyqtarë kompetentë.  Kjo do të ishte vërtetë një disaster(katastrofë) i një procesi të suksesshëm. Kështu, do të doja që të bëja thirrja të gjitha palëve politike sepse ju duhet një shumicë e cilësuar në parlament për të vendosur lidhur me këtë. Personalisht, u habita por edhe duhet ta kisha ditur që ju keni nevojë për shumicë të cilësuar për të rritur numrin e studentëve në një institucion arsimor që duhet të ishte diçka shumë e qartë, megjithatë duhet të respektojmë përcaktimet ligjore”, -tha Hahn.

Më tej, ai vuri në dukje se duhet gjetur një sinergji e përbashkët brenda qeverisë dhe ekipeve të ndryshme për politikat që kërkojnë reformat e ndërmarra ndërsa kërkoi dialogun me opozitën si një kërkesë të vazhdueshme.

“Çështja më delikate do të jetë të gjesh kohezion brenda qeverisë dhe të krijohen sinergji virtuoze midis ekipeve tuaja dhe fushave të ndryshme dhe politikave që kërkojnë reforma. Në të njëjtën kohë, dialogu i vazhdueshëm me opozitën duhet të kërkohet, duke forcuar në të njëjtën kohë edhe përfshirjen e shoqërisë civile. Mbështetem tek angazhimi juaj për ta bërë Shqipërinë një histori suksesi të anëtarësimit në BE dhe mesa kuptoj po bie shi jashtë dhe me shprese do të jetë me lot lumturie për atë ç’ka ka arritur vendi”, -përfundoi Komisioneri për Zgjerim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button