Politika

Komisioneri Han-Meta: Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për ecurinë e reformave

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta priti mbrëmë në një takim Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Në vijim të vendimit të Këshillit Evropian të qershorit, Kreu i Shtetit çmoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin ardhshëm.

Presidenti Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave. Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për ecurinë e suksesshme të reformave, nënvizoi Presidenti i Republikës.   

Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit te Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button