Home / Kronika / Vetingu, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli shkarkohet nga detyra

Vetingu, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli shkarkohet nga detyra

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli nuk kalon Vetingun.

Zeneli ka rezultuar me probleme dhe trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka vendosur ta shkarkojë nga detyra. Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, pas seancës dëgjimore ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra. Artan Zeneli kandidoi më herët për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Zeneli ka nisur karrierën në vitin 1991 në Gjykatën e Krujës. Në vitin 1999, ai filloi të ushtronte profesionin e avokatit, ndërsa në vitin 2009 u rikthye sërish në sistemin gjyqësor dhe filloi punë në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2012, Artan Zeneli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: