Politika

Shqipëri-Kroaci, projekte madhore nga TAP-i, deri te bashkëpunimi detar

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të shtrihet në fushën e turizmit, energjetikës dhe infrastrukturës.

Në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, gjatë konferencës së djeshme mes dy presidentëve, atij shqiptar dhe asaj kroate, u vu theksi tek shfrytëzimi i potencialeve të dy vendeve, si pjesë e zhvillimit rajonal. Kështu, nga projektet me rëndësi madhore u përmend ai i TAP, Korridorit Blu, por edhe bashkëpunimi detar ndërmjet porteve shqiptare dhe atyre kroate.

“Realizimi në mënyrë të veçantë i projekteve madhore rajonale të gazifikimit, TAP-i, gazsjellësi Jonian Adriatik Pipeline (IAP) si dhe ‘Korridori Blu’ do t’i bëjë të dy vendet tona edhe më të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Një bashkëpunim me interes është edhe ai detar, ndërmjet porteve shqiptare dhe kroate, si dy vende të Adriatikut dhe bashkëpunimi në këtë aspekt është shumë i dobishëm, bashkëpunim që shtrihet dhe në çështjet e mbrojtjes së ambientit dhe manaxhimit  të ndotjes”, – u deklarua gjatë konferencës nga Presidenti Meta. Këto bashkëpunime u konfirmuan edhe nga homologia kroate.

/z.tosku//r.e/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button