Home / Politika / Rama takohet me Presidenten e Kroacisë, Grabar-Kitaroviç

Rama takohet me Presidenten e Kroacisë, Grabar-Kitaroviç

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç e cila po zhvillon një vizitë dy ditore në vendin tonë.

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, nisi dje vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur me një ceremoni shtetërore në Presidencë nga Ilir Meta.

Gjatë vizitës së saj Presidentja e Kroacisë zhvilloi takime të veçanta me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe mbajti sot një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Presidentja Grabar-Kitaroviç do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do të prezantohet projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: