Home / Kronika / Aktiviteti kriminal në tre shtete, sekuestrohet pasuria e familjes Çilotaj Nga

Aktiviteti kriminal në tre shtete, sekuestrohet pasuria e familjes Çilotaj Nga

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Shpëtim Çilotaj, Vladimir Çilotaj, Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj.

Procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e informacionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj të përfshirë në aktivitete kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi për veprat penale “Vjedhje”, “Trafikimit të mjeteve motorike”, “Tregtimit të mallrave kontrabandë dhe për mallra akcize”, si dhe për vepra të tjera penale.

Çështja iu kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda në kuadër të ligjit anti-mafia dhe Urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr.106, datë 18.05.2010 “Për bashkërendimin e raporteve mes Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe Prokurorisë për Krime të Rënda” (pika 3).

Në bazë të nenit 3/1/c të ligjit nr. 10192, dt.03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundrejt pasurisë”, mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme/të paluajtshme të shtetasve Shpëtim, Vladimir, Agur, Jonida Çilotaj, si më poshtë:

Pasuritë e subjektit Agur Çilotaj: Në Fier, Njësi (Studio Piktori), me sip. 40 m2. Apartament banimi 91.25 metra katrorë në Sarandë. Apartament 89.29 metra katrorë. Tokë truall 2721 metra katrorë, në Shkallnur, Durrës dhe tri ndërtesa sociale 509 metra katrorë, në total 1500 metra katrorë ndërtim.

Pasuritë e subjektit Vladimir Çilotaj: Apartament 98 metra katrorë. Truall 500 metra katrorë në Golem. Pasuritë (ndërtim i paligjshëm) e shtetasit Vladimir Çilotaj, për të cilat ka aplikuar në zyrën e ALUIZNI-it Fier.

Pasuritë e shoqërisë “Çilotaj Group l.t.d.” shpk: Godinë 290.6 m2, në emër të “Çilotaj Group L.t.d.”. Godinë 290.6 m2. Truall 6134 m2 truall dhe 2460.2 m2 ndërtesë. Truall 3020 m2 në emër të “Çilotaj Group”. Truall 2000 m2, Golem. Apartament 98 m2. Prona e llojit apartament 64.60 m2. Prona e llojit apartament 98 metra katrorë.

Pasuritë e shoqërisë “Ladi 2008” sh.a.: Pasuria e llojit Arë 6000 m2. Pasuria godinë banimi dhe shërbimi 9 kate në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Pasuritë e subjektit Jonida Çilotaj: Pasuria 82 metra katrorë, apartament.

Sekuestrimin e sendeve të luajtshme: Të gjithë asetet, kapitalet, të drejtat dhe çdo interes pasuror, përfshirë dhe llogaritë bankare aktive të subjektit tregtar “Çilotaj Group ltd”. Të gjithë asetet, kapitalet, të drejtat dhe çdo interes pasuror, përfshirë dhe llogaritë bankare aktive të subjektit tregtar “Ladi 2008”. Tre automjete në pronësi të Vladimir Çilotajt. Automjet në pronësi të Jonida Çilotajt. 12 automjetete në pronësi të subjektit tregtar “Çilotaj” sh.p.k. 15 automjete në pronësi të subjektit “LADI 2008” sh.a.

Leave a Reply

%d bloggers like this: