Home / Kronika / Kreu i Gjykatës së Lartë përballë Vetting-ut. Xhezair Zaganjori, të dhëna kontradiktore për apartamentin dhe dyqanin

Kreu i Gjykatës së Lartë përballë Vetting-ut. Xhezair Zaganjori, të dhëna kontradiktore për apartamentin dhe dyqanin

Zaganjori bëhet me dije se ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë.

Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se për apartamentin 293 metra katrorë, Zaganjori ka deklaruar se e ka blerë nga të ardhurat e shitjes se një apartament tjetër. Por nga ZRVPP është konfirmuar se për këtë pasuri ekzistojnë të dhëna kontradiktore. Konkretisht ka thënë në kontratën e blerjes 500 mijë lekë, por në deklaratën e vetting-ut thotë se ka vlerë 5.8 milionë lekë.

Për dyqanin me sipërfaqe 70 metra katrorë ka deklaruar se e ka blerë për 1.4 milionë lekë me të ardhura nga familja dhe qiratë. Në deklaratën fillestare e ka deklaruar si bibliotekë. Xhezair Zaganjori ka deklaruar bodrum 65 metra katrorë të blerë për 800 mijë lekë, me të ardhura familjare dhe qira. Sipas deklarimeve rezulton se vlera e kësaj pasurie është 500 mijë lekë, bazuar kjo në kontratën e shitjes. Asnjë nga këto pasuri nuk është në përputhje me njëra-tjetrën, si me kontratën e shitblerjes. Për këtë pasuri është paguar sipas vlerës së kontratës dhe jo vlerës reale të pasurisë. Subjekti ka kryer deklarim të pasaktë edhe për këtë pasuri dhe ka shmangie të detyrimeve në buxhetin e shtetit, pasi nuk ka deklaruar vlerën reale të kësaj pasurie.

Subjekti në deklaratën e vetting-ut ka deklaruar 15 metra katrorë si zyrë të blerë me vlerën 500 mijë lekë. Kjo pasuri është deklaruar nga Zaganjori edhe në vitin 2003, me të ardhura nga qiraja e bibliotekës. Nga hetimi është vërejtur se asnjë nga deklaratat për këtë pasuri nuk është në përputhje si për vlerën, ashtu edhe për sipërfaqen. Për këtë pasuri është paguar detyrimi tatimor sipas vlerës së kontratës dhe jo vlerës reale.

Për shkollimin e djalit në Londër, Zaganjori ka deklaruar vetëm pagesën e shkollës gjatë periudhës 2008-2013. Diferenca mes asaj që ka deklaruar dhe shpenzimeve reale në Londër është 12 000 paundë.

Gruaja e Xhezair Zaganjorit ka qenë aksionere në një shoqëri që është mbyllur në vitin 2009, por Zaganjori nuk e ka deklaruar kurrë këtë fakt. Për llogaritë bankare të bashkëshortes, në deklaratën periodike nuk janë deklaruar llogaritë e bashkëshortes prej 1. 2 milionë lekë dhe 578 mijë lekë.

Për llogarinë bankare të vitit 2007, nuk është deklaruar hapja e llogarisë rrjedhëse 747 284 lekë, kishte detyrim ta deklaronte.

Leave a Reply

%d bloggers like this: