Home / Politika / PD, kundër rikonfirmimit nga KPK të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Dvorani

PD, kundër rikonfirmimit nga KPK të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Dvorani

Partia Demokratike reagoi kundër anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani i cili pritet të rikonfirmohet në detyrë.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore për gjyqtarin në KPK, deputeti Gent Strazimiri, tha se gjyqtarit në fjalë i ka mbaruar mandati si anëtar në Gjykatën e Lartë dhe se është i vetmi gjyqtar që nuk zbaton vendimet e Kushtetueses.

“KPK duhet ta shkarkonte që sot Ardian Dvoranin, sepse është i vetmi gjyqtar i Republikës së Shqipërisë që nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Mandati i Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë ka përfunduar katër vjet më parë dhe Gjykata Kushtetuese me një vendim të posaçëm urdhëroi mbarimin e mandatit të tij. Një vendim ky që sot e kësaj dite nuk është zbatuar nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani të cilin Edi Rama po e përgatit ta emërojë anëtar të Gjykatës Kushtetuese njësoj si Fehmi Avdiun në vitin 1998”, -u shpreh Strazimiri në një deklaratë për median.

Leave a Reply

%d bloggers like this: