Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedoni, qeveri teknike për referendumin, por liderët nuk arrijnë një marrëveshje të plotë

Maqedoni, qeveri teknike për referendumin, por liderët nuk arrijnë një marrëveshje të plotë

Ndërkohë, të gjithë kanë rënë dakord që gjatë referendumit në Maqedoni të ketë një qeveri teknike, sipas modelit të Përzhitës, sa herë që në vend të mbahen zgjedhje ose referendume.

Referendumi do të mbahet në vjeshtë dhe një “Po” për emrin Maqedonia e Veriut, vulos marrëveshjen me Athinën dhe nuk sjell më asnjë pengesë për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Europian.

Pak ditë më parë, Shkupi mori ftesën për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ndërsa qershorin e ardhshëm pret bashkë me Shqipërinë hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

%d bloggers like this: