Muzike

Lushnje/ Treva të Shqipërisë në Festivalin Folklorik Tipologjik të Valles Burimore

Ftestivali-i-Kostumeve-525x350Për rreth dy ditë në qytetin e Lushnjes, u organizua edicioni i VII-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore, duke e kthyer këtë qytet në qendrën e folklorit të shprehur përmes valles popullore.

Ky event është një nga pesë Festivalet Tipologjike më të rëndësishme që organizon Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike.

Nëpërmjet këtij aktiviteti bëhet afirmimi i kostumeve popullore, ansambleve folklorike, valles tradicionale shqiptare sipas krahinave përkatëse, njëkohësisht edhe ruajtja dhe përcjellja e traditës.Ftestivali i Kostumeve 2

Në edicionet e kaluara kanë marrë pjesë ansamble folklorike nga Maqedonia, Greqia, Bosnje -Hercegovina, Bullgaria, Turqia, Mali i Zi.

Pjesëmarrja ka qenë dhe vazhdon të jetë e shpërndarë në të gjithë krahinat shqiptare e mbarë shqiptare.

Në këtë edicion të VII-të morën pjesë ansamble folklorike nga Korça, Tirana, Berati, Vau i Dejës, Gramshi, Skrapari, Tetova, Gjonaj, Prizreni.

Ftestivali i Kostumeve 1Artistët e Lushnjes ishin të parët që përshëndetën me vallet dhe këngët e tyre tradicionale, ndërkohë që në natën e parë konkuruan grupet e Tiranës dhe Beratit.

Festivalin e hapi nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes, Gentian Nushi, si dhe drejtorja e ketij evenimenti, Meri Kume.

Ky festival ka karakter konkurrues, ku ansamblet dhe elementët më të spikatur janë përzgjedhur nga një juri profesioniste

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button