Kronika

Vetingu, ngecin në “sitë” prokurori Arben Nela dhe gjyqtari Ervin Metalla

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorise se Tiranës, Arben Nela. Trupa gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, teksa i pranishëm në seancën dëgjimore ishte vetë prokurori, pa avokat mbrojtës.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK tha se prokurori kishte bërë fshehje të pasurisë dhe nuk ka burime të ligjshme.

Deri sot, Arben Nela mbante postin e prokurorit dhe zv.drejtuesit në Prokurorinë e Tiranës si dhe ishte kandidat për KLP-në.

Kontrolli për prokurorin Arben Nela u krye vetëm për kriterin e pasurisë. ILDKPKI kishte deklaruar që Arben Nela ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka burime të ligjshme.

Sipas relatorit nga hetimi u konstatua se ka mospërputhje deklarimesh për burimin e të ardhurave.

Arben Nela ka deklaruar një apartament 99 m2 që e ka blerë në shumën 42 mijë euro me të ardhurat nga paga e tij dhe bashkëshortes dhe një huamarrje prej 25 mijë euro nga motra e bashkëshortes.

KPK thotë se blerja nuk është deklaruar në kohën e duhur dhe nuk është e qartë si është marrë dhe si është kthyer kjo shumë.

Po kështu ka paqartësi për një banesë me 136 metra katrorë në Lanabregas të Tiranës.

Vetë prokurori e mohoi të ketë kryer fshehje të pasurisë.

Po ashtu, ditën e sotme KPK shkarkoi nga detyra edhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës Ervin Metalla i cili ishte skanuar për pasuri të pajustifikuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button