Ekonomia

Pronat, vetëm në një zyrë. Në shtator nis bashkimi i ZRPP me ATP dhe ALUIZNI

Shërbimet e ofruara nga këto 3 institucione do të centralizohen dhe të gjitha problemet me pronën do të kalojnë përmes një administrate të vetme.

Një prej hapave kryesorë është integrimi i hartave, duke evidentuar gjendjen reale të sipërfaqeve dhe statusin juridik të pronave. Reforma parashikon ndërhyrje në disa ligje, jo vetëm për të kaluar kompetencat e institucioneve ekzistuese tek agjencia e re, por edhe për të rregulluar procedurat për marrjen e shërbimit.

Për shembull, qytetarët që duan të marrin një certifikatë legalizimi aplikojnë në një sportel dhe e përfundojnë procesin po aty me marrjen e hipotekës.

Po kështu do të veprohen me kthimin e pronave. Dosjet do të shqyrtohen nga fillimi deri në fund nga e njëjta administratë. Nuk do të jetë e nevojshme që statusi i një prone të kalojë për verifikim nga njëra zyrë në tjetrën, por përgjigjet do të jepen nga i njëjti institucion ku bëhet aplikimi.

Agjencia e re do të ketë edhe një shkallë apelimi administrativ, por gjithsesi kjo nuk pengon subjektet që në fund t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar zgjidhje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button