Home / Politika / Basha i përgjigjet Ramës për Vettingun: Gjarpërinjve do t’u priten kokak

Basha i përgjigjet Ramës për Vettingun: Gjarpërinjve do t’u priten kokak

Përplasje dhe kundërpërgjigje në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha për vettingun.

Pas ‘thumbave’ të Ramës me një video, ku shigjetohej opozita, Basha i ka kthyer një përgjigje, ndërsa përveç kryeministrit, përmend edhe disa emra të tjera, si Xhafaj e Roshi, apo Tahiri që sipas tij do ti ikë drejtësisë
“Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli!”, shkruan Basha.

Kujtojmë se pak më parë Rama shkruante në Instagram se: “Ai momenti kur gjylet e Vetingut të prishin folenë e gjarpërinjve në Pallatin e Drejtësisë”.

One comment

  1. Gjylet,kokat,dinamiti,kryengritja popullore…mjaft ma se na lodhe se shum prej nesh e dijme fort mire se si e udhoqet ju shtetin kur ishit ne pozite-e shkatrruat polotsisht me 1997e tani nuk ofroni aspak me teper se te njejten gje qe bete me 1997.

Leave a Reply to Afrim Preshevai Cancel reply

%d bloggers like this: