Kronika

Përgjaken rrugët, tjetër aksident me një të vdekur në Shkodër

Ll is Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në vendin tonë. Në aksin rrugor Shkodër – Koplik, një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Shtoj i Ri.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Në vendngjarja kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.

Vetëm gjatë ditës së sotme, kanë ndodhur pesë aksidente me 4 viktima.

Aksidentet sot

Në aksin rrugor Batër-Bulqizë në zonën e Martaneshit doli nga rruga një automjet dhe për pasojë humbi jetën 60-vjeçari, Asllan Lami dhe mbeti i plagosur pasagjeri që udhëtonte me të, i cili u transportua me helikopter në drejtim të spitalit të Traumës në GTiranë.

Aksidenti i dytë fatal ndodhi në aksin rrugor Shupenzë-Peshkopi, pranë fshatit Vojnik, aty ku J.K, duke drejtuar automjetin tip furgon ka përplasur këmbësorin I.B. rreth 70 vjeç i cili ka humbur jetën.

Më herët, në mesditë një aksident fatal ndodhi në Kavajë, ku një 20-vjeçar humbi kontrollin e motoritdhe për pasojë u përplas me bordurat anësore të rrugës. I riu humbi jetën në vend, ndërsa e plagosur rëndë mbeti vajza që udhëtonte me të. Mësohet se ajo ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button