Kronika

Në një muaj arrestohen 265 shoferë, policia apel pas aksidenteve: Ulni shpejtësinë!

Gjatë muajit korrik, 265 shoferë janë arrestuar nga policia. Kreu i Policisë Rrugore, Mithat Tola bëri me dije se 101 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 164 drejtues automjetesh për drejtim pa leje drejtimi.

Ndërkohë, janë ndëshkuar rreth 7 mijë drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Policia Rrugore ka shtuar masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2018, por kërkojnë të rrisin vëmendjen e drejtuesve pas aksidenteve të tre ditëve të fundit, vetëm dje katër të tillë me katër të vdekur e tre të plagosur. Drejtor i Policisë Rrugore, Mithat Tola në një deklaratë për shtyp këshilloi shoferët  të moderojnë shpejtësinë, të evitojnë sjelljet e rrezikshme në rrugë si parakalimet e gabuara dhe manovrat e papërshtatshme.

“Bashkëatdhetarëve turistë që ndodhen me pushime në vendin tonë të marrin kohën e duhur për pushim dhe udhëtim, sidomos kur janë familjarisht në udhëtim me mjetet e tyre, të evitojnë përdorimin e pijeve alkoolike”, sqaron polica.

Policia Rrugore ka evidentuar faktin së në aksidentet me pasojë të evidentuara ditët e fundit, janë përfshirë këmbësorë ndaj apelon që ata  të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit; të kalojnë në vijat e baradha dhe mbikalimet, pasi edhe nga vëzhgimet e patrullave të Policisë Rrugore në rrugë urbane dhe interurbane, shumica e këmbesoreve nuk i respektojnë ose i respektojnë pjesërisht normat e sjelljes në rrugë.

“Në qendrat e banuara dhe në zonat rurale një tjetër kategori drejtuesish mjetesh të përfshirë në aksidente, janë edhe drejtuesit e çiklomotoreve. Shërbimet e Policisë Rrugore po vazhdojnë kontrollet për këtë kategori mjetesh, me synim evidentimin e atyre shtetasve që i drejtojnë pa lejedrejtimi përkatëse, që nuk vendosin kaskon mbrojtëse. Tërheqim vëmendjen e grupit të çiklomotoreve që janë të punësuar për llogari të bareve dhe restoranteve – duke kërkuar nga pronarët e subjektve, plotësimin e kushteve për këta drejtues, kasko dhe veshje reflektuese të personalizuara konform kërkesave të legjislacionit shqiptar”,- apelon policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button