Home / Politika / “Kufijtë, kthim tek e shkuara”. Shehu: I zhdukim në BE; Mediu: SHBA nuk e ka vëmendjen në Ballkan

“Kufijtë, kthim tek e shkuara”. Shehu: I zhdukim në BE; Mediu: SHBA nuk e ka vëmendjen në Ballkan

Teza e Thaçit, e cila gjithsesi nënkupton ndryshimin e hartës së shtetit të Pavarur të Kosovës, do të ishte kundërvënie ndaj partnerëve europianë e amerikanë, që u investuan për këtë shtet.

“Kjo do të thotë që të transmetosh mesazhin që ‘Ju e keni bërë gabim’, e tani duhet hapur sërish kutia. Hapja e kutisë është shumë e gjerë, asnjë nuk e di sesi do të shkojë dhe ku do të çojë. Në qoftë se dikush mendon që Serbia është bërë një ‘qingj i butë’, që mund të japë çdo gjë, gabon rëndë. Pas Serbisë fshihen të tjera fuqi të interesuara të vonojnë procesin e integrimit të Ballkanit në BE, apo të rikrijojnë reminishencat e tyre të vjetra”, tha më tej Shehu.

Rusia dhe Turqia, sipas ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, po shtojnë ndikimin në Ballkan, që nuk është më në vëmendjen e BE-së apo SHBA-ve si më parë, kur Shqipëria u anëtarësua në NATO apo Kosova fitoi Pavarësinë.

“Do të thosha që shqiptarët janë sot në një situatë më të rrezikshme të mundshme, që kanë qenë ndonjëherë në historinë e pas viteve ’90, apo pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, tha Mediu.

Skepticizmi i Europës ndaj rajonit dhe përqëndrimi i Amerikës në politikën e brendshme apo atë globale dhe çështjet e sigurisë, dikton shqiptarët të përcjellin një mesazh unik.

“Çdo negociatë duhet bërë e mirorganizuar, që duhet të fillojë me një hap të parë: njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Pastaj duhen diskutuar të gjithë elementët e tjerë, pra ulja si të barabartë në tryezë”, tha më tej Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.