Kronika

Masakra e Selenicës, del sot para gjykatës Ridvan Zykaj

Autori i masakrës së Selenicës do të dalë sot para gjykatës. Ridvan Zykaj vrau tetë persona të familjes së tij  më 10 gushtit në fshatin Resulaj të Vlorës.

Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë

Kujtojmë që pasditen e 10 gushtit Zykaj ka shkuar me automatik në banesën e Demir Zykës, vëllait të gjyshit të tij.

Aty ka vrarë Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij, Perie Zykaj 72 vjeç. Më pas ka shkuar në banesën e Besimit (djali i Demirit) . Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi (vëllai tjetër i Besimit dhe djali i Demirit) dhe Afërdita, (e shoqja e Azemit) kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Aty janë ekzekutuar dhe ata të dy. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button