4 hajdutë hyjnë në një banesë në Korçë, dhunohet familjari
Katër hajdutë të maskuar kanë tentuar të hyjnë me forcë në një banesë në Korçë për ta vjedhur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth në fshatin Porodinë.
Hajdutët kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit me iniciale E.D., 38 vjeç dhe kanë dhunuar njërin prej pjestarëve të familjes.
“Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjestarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen,”-rapoton policia.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.